Në botën e futbollit ka edhe raste kur flitet për mallkim. Béla Gutman lëshoi një të tillë kundër Benfikës, e cila e largoi në kulmin e suksesit dhe që atëherë nuk ka fituar më asnjë trofe në Europë. Kupa Rime, trofeu i parë i Botërorit, thuhet se kishte rreth vetes një vel misteri që kishte aftësinë të ndillte ters.
Kohët e fundit është krijuar edhe një besëtytni tjetër: hyrja në fushë para finales së kupave. Thuhet se duhet parë drejt, pa ia hedhur sytë trofeut, jo më ta prekësh, që është ters i paparë.
E bëri Timoshçuk në vitin 2012 në Bajern-Çelsi, e bëri edhe Dimitri Paje në Marsejë-Atletiko. Rezultati? Identik: si Bajerni para 6 vitesh, edhe Marseja sot, u mundën.
Nuk mund të thuhet me siguri që ka ndikuar pikërisht gjesti i prekjes së kupës, por mbetet misteri, ndërkohë që Paje ka dalë dyfish i dëshpëruar nga finalja, sepse u dëmtua në minutën e 32-të dhe u desh të zëvendësohej, duke dalë mes lotëve.
Heartbreak for Payet and Marseille ? pic.twitter.com/tbJ7rtqll6
— B/R Football (@brfootball) May 16, 2018