Ish-sulmuesi i Vllaznisë, Armando Vajushi, ka vite që nuk luan më në Superiore, por edhe tani që luan tek Avelino në Serinë B italiane i ndjek me vëmendje zhvillimet në futbollin shqiptar.
Nëse në të shkuarën kishte folur me tone kritike, por pa e tepruar, në lidhje me situatën e Vllaznisë, sot Vajushi ka shpërthyer me një postim në faqen e vet në Facebook, ku sulmon ashpër të gjithë ata që kanë përgjegjësi për rrënimin e Vllaznisë.
“T’ju vijë turp për këtë që keni bërë. Turp dhe faqja e zezë. Sot vdiq djepi i futbollit dhe e gjithë Shkodra bashkë me të.
Me pas pak nder duhet me hek fanellat e me u largu vetë, ju bashkë me ata drejtues që kanë tash sa vjet që nuk e dinë çfarë është emri Vllazni e prandaj e çuan Vllazninë deri në këtë gjendje. Larg duart prej Vllaznisë, se është e shenjtë”.