Trajneri i përkohshëm i Flamurtarit, Petraq Bifsha, vazhdon të jetë në stol për shkak të pezullimit të Ardi Beharit. Veterani i stolit ka analizuar me keqardhje humbjen në Kamzë, por nga ana tjetër humbja e Vllaznisë ka siguruar qëndrimin në Superiore dhe kjo është gjysma e së keqes, në një sezon të çmendur, ku Flamurtari ishte në garë për kreun deri në shkurt dhe tashmë është pranë fundit.
“Kishim ardhur për të marrë pikë, por skuadra ishte e rënduar psikologjikisht. Ne dëshironim tre fitore për të pretenduar kupat e Europës, por tani është e pamundur.
“Luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, krijuam lojë e raste, ndërsa në pjesën e dytë pati një tërheqje që çdo edhe te goli i Kamzës. Ata e merituan, edhe pse ne patëm raste për të barazuar, dolën Hoxhaj, Muarem, Bushiç me portierin kundërshtar, në fund sulmuam me të gjitha forcat. Kamza e donte me çdo kusht fitoren, bëri të pamundurën dhe i mori pikët.
“Qetësi nga renditja? Jemi të kënaqur që po mbyllim një sezon pa rrezikuar rënien, por sezoni mbetet i dështuar. Kemi gabuar shumë, përgjegjësitë janë të të gjithëve. Tani kemi edhe dy ndeshje që duam t’i kalojmë sa më mirë, pastaj do të mendojmë për vitin e ardhshëm”.