U luajt sot java e fundit play-off në Kategorinë e Parë, aty ku luhen tre ndeshje të mëdha.
Në Peqin Shkumbini priste Naftëtarin dhe peqinasit me një pikë evitonin rënien direkte nga kategoria, duke shkuar te ndeshja shtesë. Naftëtari shënoi i pari, por Obot shënoi golin që dënon Naftëtarin, me Shkumbinin që do luajë ndeshje shtesë.
Në Pukë Tërbuni kërkonte fitoren e mbijetesës matematike, por përballë kishte Korabin, që me një pikë më shumë ishte më i qetë dhe u mbrojt me të gjitha forcat, ndërsa në minutën e 94-t gjeti në kundërsulm golin e festës së madhe, duke mbijetuar pa play-out.
Edhe në Burrel një festë e madhe, sepse Burreli me një fitore ndaj Vllaznisë B siguron mbijetesën pa ndeshje shtesë, ndërsa Vllaznia B do të luajë ndeshje shtesë.
SHQIPËRI – KATEGORIA E PARE
17:00
Kastrioti – Egnatia 2-3
Golat: Marku 29′, Çutra 70′ pen. / Okebugu 41′, Antoni Bexhi 64′, Dosti 90’+3
Dinamo – Erzeni 0-3
Goli: Xhixhiua 45′, E. Troplini 49′, Xhemalaj 88′
Tomori – Apolonia 1-1
Goli: Mitraj 50′ / Prifti 35′
Tirana – Bylis 2-1
Golat: Greca 30′, 61′ / Murataj 45′
Burreli – Vllaznia B 2-0
Golat: Danaj 43′, Ajazi 45′
Tërbuni – Korabi 0-1
Goli: Prendi 90’+4
Turbina – Iliria 5-3
Golat: Qorri 27′, 79′, 85′, Dollani 53′, Shkreta 71′ / Turkaj 15′, Bardhi 69′, 74′
Shkumbini – Naftëtari 1-1
Golat: Obot 45′ / Gjoka 13′