PSG ka fituar gjithçka në Francë, por nuk ka shumë arsye për të festuar, sepse sezoni ka qenë sërish dështim në Europë dhe UEFA ka paralajmëruar masa të ashpra për shkak të shpenzimeve absurde për Nejmar e Mbape, re dy së bashku rreth 370 milionë euro, pa llogaritur pagat dhe shpenzimet e tjera.
Ndërkaq, në Paris mbetet aktuale tema Nejmar, sepse braziliani duket se këmbëngul për t’u larguar. Mediat në Francë raportojnë se babai i Nejmarit ka biseduar me agjentin e njohur izraelit Pini Zahavi, për të mundësuar largimin e Nejmarit. Bëhet fjalë për të njëjtin agjent që mundësoi largimin e Nejmarit nga Barcelona verën e shkuar.
Megjithatë, ka disa gjëra që bëjnë të mendohet se babai i Nejmarit thjesht po luan një lojë për të rritur pagën e të birit. Realisht, vetëm Reali i Madridit është i interesuar për yllin brazilian, por kostoja e operacionit është e frikshme dhe zor se Perez do të shkatërrojë financat dhe harmoninë e klubit. Nejmar merr aktualisht rreth 30 milionë euro në Paris, e imagjinoni sa do të kërkonte nëse PSG fitonte Champions League këtë sezon?