Leksion i Juves në Romë, katastrofë Milan dhe Donaruma!

Duhet të ishte si një finale Kupe Bote për Milanin, sipas Gatuzos, por ka qenë një natë që do të mbahet mend gjatë nga kuqezinjtë, për një leksion të marrë nga Juventusi, që bën “double”, pra kampionat dhe kupë, për të katërtin vit radhazi, duke vendos kështu një rekord në top 5 kampionatet evropiane.

Një sukses ky i ardhur në pjesën e dytë, kur kuqezinjtë kanë “dalë nga fusha”, duke i dhuruar bardhezinjve raste por sidomos gola. Benatia ka hapur ndeshjen, në goditje këndi, ndërsa më pas Donaruma është ngjitur në skenë, por për të dhuruar një shou qesharak, me dy gola të pësuar (Kosta dhe Benatia) me topin në duart e tij, teksa Kaliniç ka kompletuar mbrëmbjen horrorr, duke shënuar në portën e tij. Për Bufon, disa pritje të shkëlqyera dhe porta e paprekur. Për Gatuzon, Europa ka mbetur vetëm në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Ndërkohë, bardhezinjtë ngrenë kupën e 13-të të Italisë, duke vazhduar të shkëputet në librin e artë.

https://www.youtube.com/watch?v=iQh_xZfy5KY

Pjesa e parë – Ka qenë e Juventusit “kambana” e parë e ndeshjes, kur Kedira pasi ka depërtuar në zonë, duke marrë pasimin e Kostës, ka provuar me të djathtën, por duke mos i dhënë forcë topit, që është kontrolluar nga Donaruma. Por, përgjigji kuqezi nuk ka vonuar, me Kutronen, që pasi ka kombinuar me Çalhanoglu, finalizon me një goditje qendrore, duke i dhënë forcë topit, por me Bufonin e vendosur mirë. Portieri bardhezi ka grushtuar. Me kalimin e minutave, Juventusi ka fituar më shumë fushë, teksa Dagllas Kosta kishte provuar me një goditje fluturimthi nga krosimi i Dibalasë në këndore. Ndeshja ka vijuar me ritme të shpejta, deri kur sigurisht ka ardhur një tjetër shkëndijë.

Donnarumma, che papere! Juve super, poker al Milan: la Coppa Italia è tua

Këtë herë, Suso protagonist, që pasi ka përfituar nga një top i lënë aty nga Asamoah, ka provuar nga larg me të majtën e tij, por Bufon ka reaguar në fund duke e çuar në këndore. Pikërisht në atë këndore, Bonaventura, pas një rrëmuje ne zonë, ka goditur por pa gjetur kuadratin, ndërsa bardhezinjtë kanë pasur dy raste të mira me Dibala, që mes mbrojtësve kuqezi nuk ka gjetur portën e Donarumës dhe Kuadradon, me topin e ngritur shumë.

Por, rasti tjetër i shkëlqyer ka qenë për Manxhukiçin, që me kokë në qendër të zonës ka devijuar topin, por Donaruma ka thënë “jo”. Rasti i fundit për pjesën e parë është shënuar nga Bonaventura, i cili me një goditje nga jashtë zone nuk ka gjetur kuadratin e Bufonit, për fare pak.

Pjesa e dytë – Menjëherë Juventusi i rrezikshëm, me Dibalanë protagonist në të dy rastet. Argjentinasi në fillim ka provuar me të majtën brenda zonës, në fije të pozicionit jashtë loje, por portieri kuqezi është përgjigjur, ashtu si pak minuta më pas. Por, një goditje këndi është kthyer fatale, kur Benatia i ka shpëtuar mbulimit dhe me kthesë me kokë ka realizuar. Nga aty, pak minuta më pas, goditja e Dagllas Kostës nga jashtë zone ka përfunduar në rrjetë, teksa portieri kuqezi ka gabuar totalisht duke mos mbuluar këndin dhe mos mbajtur topin, që i ka rrëshqitur.

Sikur të mos mjaftonte, nata e zezë e Donarumës vijoi me një tjetër gafë, akoma më të rëndë, kur në goditjen e këndit, nuk ka mbajtur një top të ardhur në duart e tij, duke ia lënë Benatias, që e ka shtyrë në rrjetë për dopietën personale.

Kuqezinjtë, të tronditur, kanë humbur nga fusha, edhe pse bardhezinjtë iu afruan një autogoli me Matuidi, teksa më pas ka qenë Kaliniç ai që ka shënuar në portën e tij, duke i dhënë kështu “pokerin” Juventusit. Borini dhe Lokateli janë ndalur nga Bufon, që nuk i ka dhënë shijen e golit të nderit, teksa Dibala nga thuajse mesi i fushës ka provuar një parabolë, me topin mbi traun e Donarumës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *