Flamurtari është goditur rëndë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, në lidhje me ngjarjet e ë shtunës së shkuar, ku në ambientet e brendshme u ushtrua dhunë ndaj arbitrave të ndeshjes kundër Vllaznisë.
Dënimi i fushës me dy ndeshje është një nga vendimet që mori Disiplina dhe tashmë nevojitet urgjentisht gjetja e një stadiumi për sfidën e nesërme kundër Laçit.
Me shumë gjasa do të luhet në Ballsh, duke ndryshuar edhe orarin e ndeshjes që ishte planifikuar me drita. Në rast se nuk do të luhet aty, opsion është stadiumi “Loni Papuçiu” në Fier.
Për vlonjatët është një ndeshje shumë delikate, sepse Laçi është rival direkt për vendin e katërt në renditje.