Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet në lidhje me ngjarjet e fundjavës, por natyrisht sytë ishin nga ngjarja e Vlorës, ku u dhunuan arbitrat pas ndeshjes.
Dënime për të tërë, dy ndeshje në fushë asnjanëse, 10 milionë lek gjobë, një vit e gjysmë jashtë ambienteve të brendshme të stadiumit për Sinan Idrizin dhe Ardi Cirunën.
Po ashtu, është dënuar edhe trajneri Ardi Behari me 5 ndeshje, ndërsa mjeku i skuadrës me 8 ndeshje.
VENDIMI I DISIPLINËS
Flamurtari” F.C, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenin 51; 64/c; 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 1.000.000 (një milion) lek dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve ne fushe asnjanese.
4. Zyrtari i “Flamurtari” F.C , Ardi Behari, për diskriminim ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke perdorur fjalë dhe xheste denigruese, në bazë të nenit 57/1/a) të KDS, pezullohet për 5 (pesë) ndeshje nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
5. Zyrtari i “Flamurtari”F.C, Luan Bircaj, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
6. Zyrtari i “Flamurtari” F.C,Sinan Idrizi, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18(tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmije leke). Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
7. Zyrtari i“Flamurtari” F.C, Ardian Ciruna, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.b) të KDS, dënohet me 18(tetëmbledhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të
Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin
përreth fushës.
8. Zyrtari i “Flamurtari” F.C ,Ardian Luka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.