Anton Cicani
Dante Aligieri nuk e kishte menduar kurrë që Komedia Hyjnore e shkruar prej tij në një kohë kur njerëzit ende nuk ia kishin idenë e atij që do të lindte shumë kohë më vonë dhe do të kthehej në sportin me popullor të planetit, pra FUTBOLLI.
Ferri-Purgatori-Parajsa ishin tre stacionet për të arritur te Beatriçe, dashuria e tij e jetës dhe e cila mbeti vetëm një dashuri hyjnore, kurrë fizike…
Një dashuri të cilën metaforikisht, ndoqën edhe lojtarët e Boltonit që e panë veten e tyre në “Ferr” për plot 86 minuta… Heshtje në stadium, tifozë që nisën të largohen, ndërsa të tjerë që qanin për një fat që mund të përmbushej dhe të shkruante dramën e skuadrës së zemrës…
Por, pikërisht kur shpresa dhe besimi po humbisnin nuancat e tyre njerëzore, e pabesueshmja u bë e besueshme… Jemi në minutën e 86-të dhe Notingam Foresti (dy herë fituese e Kupës së Kampionëve) po fiton 0-1 në “Macron Stadium”… Trajneri i ekipit vendas shtyn të tijtë që të mos dorëzohen, pasi futbolli jeton me emocione, me rastësi dhe sidomos me papritshmëri…
https://www.youtube.com/watch?v=vdY7ZR5g5-Y
Aq sa “Purgatori” prek tokën në minutën e 87-të, kur Boltoni barazon 2-2 me anë të Uiterit… Topi në qendër dhe arbitri që vërshëllen… Në Angli, minutat e fundit sjellin atë që nuk sjell një sezon dhe të arrish “Parajsën” duhen fare pak, aq sa kalojnë vetëm 50 sekonda kur Aron Uilbraham shënon një tjetër gol, këtë herë, ai i çlirimit, i festës dhe i mrekullisë.
Nga rënia në Legue One (Kategoria e tretë angleze) në mbijetesën në Championship mjaftoi 1 minutë, shumë më pak nga sa vite iu deshën Dantes të shkruante Komedinë Hyjnore.