Vuajtje për Prishtinën, por gara për titull mbetet e hapur

Drita e Prishtina vazhdojnë “gjuetinë” në garën për titull dhe nuk bëjnë më gabime, ndaj duket qartë se po shkohet drejt finales së madhe, që do të luhet më 19 maj dhe ku Drita do të ketë nevojë vetëm për një pikë, për të fituar titullin, sepse ka 3 pikë avantazh këtë moment.

Sot Drita mundi 3-0 Lirinë, me 3 gola në pjesën e dytë të sfidës së luajtur në Gjilan.

Ndërkaq, Prishtina e Mirel Josës vuajti pa fund ndaj Gjilanit, duke fituar 2-1 me përmbysje, me gola në minutat 80 e 89 nga Baftiu e Kalid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *