Hakan Shykyr ëshë padyshim futbollisti më i mirë i historisë së Turqisë. Mbi 100 ndeshje me përfaqësuesen e Turqisë dhe golashënuesi më i mirë i të gjithë historisë me 51 gola. Megjithatë, fati i Shykyr vitet e fundit ka marrë një kthesë të pabesueshme. Legjenda e gjallë e futbollit turk nuk shkon më në vendlindje që prej tri vitesh, për shkak të konflikteve me “background” politik me presidentin Rexhep Taip Erdogan.
Konflikti me Erdogan i ka kushtuar shtrenjtë ish-sulmuesit të Interit. Bizneset e shumta të Shykyr në Turqi janë mbyllur dhe çka është më e trishtueshmja është fakti që ai nuk po mund të takojë prindërit e tij të moshuar prej tri vitesh. Në nëntor të vitit 2017 Shykyr aplikoi si azilant politik në ShBA.
Tani ai ka jeton në qytetin e Palo Altos në Kaliforni, ku punon si një shitës kafeje. Shteti turk i ka sekuestruar pjesën dërrmuese të pasurisë dhe ish-futbollisti është detyruar të fillojë një jetë të re për të rritur tre fëmijët e tij. Sipas Shykyrit, nga Turqia i ofruan të kthehej dhe të harrohej gjithçka, por duhej të fliste hapur pro Erdoganit, gjë që ish-sulmuesi e refuzoi prerë.