LeBron Xhejms bëhet basketbollisti i parë në NBA që shënon të paktën 40 pikë dhe jep të paktën 14 asiste në një ndeshje në play-off, duke qenë vendimtar në fitoren e sotme të Kleveland Kavaliers në Kanada ndaj Torontos.
Një spektakël i rrallë i LeBronit, i cili shënoi 43 pikë, dha 14 asiste dhe shtoi edhe 8 ribaunde, me Kavaliers që fituan 128-110, duke qenë tashmë në avantazh 2-0 në serinë play-off.
LeBron është tashmë një legjendë, 16 herë më 30 pikë e lart dhe 10 asiste e lart në play-off, i pari lojtar në histori që e ka bërë këtë gjë 16 herë në karrierë.
? the BEST OF LeBron James’ dimes through his first 9 games of the #NBAPlayoffs! After tying a postseason career-high 14 assists for the @cavs in Game 2, LBJ has tallied 81 assists in the 9 contests (career-best to begin a postseason). #WhateverItTakes pic.twitter.com/l77j9w9Cyr
— NBA (@NBA) May 4, 2018
Toronto u dërrmua në periodën e tretë, me LeBron që shënonte thuajse në çdo tentativë, por madhështore ishte edhe paraqitja e Kevin Lov, 31 pikë.
Toronto është e pashpresë përballë kësaj dysheje, edhe pse DeRozan e Louri shënuan 45 pikë së bashku, por mungoi totalisht në sfidë shënuesi kryesor Serxh Ibaka, çuditërisht i padukshëm, me vetëm 9 pikë në 2 ndeshje dhe një mesatare mediokre shënimi në tentativat për dy pikë.
BOSTON I ÇMENDUR, PËRMBYSJE PËR HISTORI
Një përmbysje qw shihet vetëm në filma: Boston Seltiks ka luajtur një ndeshje të madhe dhe ka shkuar nga – 22 pikë në periodën e dytë, te fitorja 108-103 kundër Filadelfias, që tashmë e sheh veten në disavantazh 2-0, por ende nuk ka luajtur në shtëpi.
Paraqitje e madhe e debutuesit Xhejson Tatum, me 21 pikë, por gjithë Bostoni ishte perfekt, me shumë lojtarë që luajtën ndeshjen perfekte.