Klop ia dedikon tifozit, Roma kundër arbitrimit!

 

Trajneri gjerman mendon se në finale do të duhet më shumë se sa ajo që u pa në Romë, teksa Di Françesko: Ishte si boks, askush nuk u kursye

Jurgen Klop është shumë i lumtur, edhe pse shumë i emocionuar për faktin se fitorja shkon si dedikim për tifozin që ende është i shtruar në spital, por ka dhënë shenja jete, pra Shon Koks. “Finalen ia dedikojmë 100% tifozit Koks. Kishim këto mendime dhe motivime brenda nesh, janë gjëra më të rëndësishme se një ndeshje futbolli. Nuk ishim të ftohtë, nuk ishim të mësuar. Nuk kemi reaguar ndaj vullnetit dhe dëshirës së tyre për të na përmbysur gjithçka dhe shkuar në finale në vendin tonë. Përgëzime, sepse janë një skuadër shumë e fortë. Finalja? Do të bëjmë më të mirën, por duhet shumë më shumë se sonte në Romë. Jemi të lumtur që do të luajmë për trofeun”.

Por, teksa Klop duket i gëzuar, trajneri i Romës, Di Françesko ngre zërin dhe e ka me arbitrimin: “Ajo që më mërzit më shumë është që bëmë një paraqitje të madhe dhe nuk jemi ne në finale. Më vjen keq për njerëzit që nuk gëzuan për arritjen që nuk erdhi. Isha i bindur se edhe në pjesën e dytë mund ta kthenim. Humbëm shumë minuta duke protestuar. Me VAR-in, episodet e bujshme që ndodhën do të ishin zgjidhur në favorin tonë. Por, Liverpuli nuk vodhi asgjë, pasi e meritoi sepse është ekip i madh. Mentaliteti që kemi fituar mund ta na bëjë të mëdhenj.

Edhe unë kam gabuar, e pranoj, por do të fitoj mentalitetin gjithashtu”. Ndeshja, më pas ishte me gola dhe ritëm: “Kur dy skuadra luajnë hapur, është si të shohësh boks ku boksierët goditen pa reshtur. Ne munguam në këtë mentalitet vetëm 45 minutat e para në Liverpul. Por, të pësosh dy gola dhe të reagosh, do të thotë se kemi lojtarë dhe sidomos burra në ekip”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *