(VIDEOT) Dy videot e Taljaventos çmendin uebin, e vërteta është ndryshe!

Derbi i Italisë, Inter-Juventus 2-3, është mbyllur por që sigurisht polemikat vazhdojnë dhe sidomos nga krahu zikaltër, që ka humbur shansin për të kapur Champions dhe tani rrezikon të shohë sezonin e dështuar, kur në fazën e parë ishte në vendet e para të renditjes. Disa episode që kanë vendosur, por që kanë ndryshuar edhe humorin te Interi, sidomos me akuza ndaj arbitrit kryesor Orsato, për një karton të dytë të verdhë që iu kursye dy herë Pjaniçit, dhe ashpërsia e vendimit për të kuqin ndaj Vesinos, në ndërhyrjen me taka të ngritura ndaj Manxhukiçit.

Risultati immagini per allegri tagliavento

Tashmë, dalin dy video me protagonist gjyqtarin e katërt, Paolo Taljavento. Sigurisht, leximi që është bërë nga anti-juventinë në ueb ka qenë ndryshe nga ajo që është e vërteta.

https://www.youtube.com/watch?v=X5IJlV7df0s

Video 1 – Video e parë sheh Taljaventon që në sekondat e fundit të sfidës në “San Siro”, kur Kuadrado kishte shënuar barazimin 2-2, i drejtohet zyrtarëve të tjerë të ndeshjes, pra kolegëve të tij, nëpërmjet mikrofonit dhe kufjeve. Për ata që e kanë lexuar gabim, thotë “kohë shtesë dhe fitojmë”. Në të vërtetë, fraza është krejt ndryshe “me kohën shtesë çfarë do të bëjmë?”, pra është normale kërkesa e tij për të treguar në tabelën elektronike sa shtesë do të jepet.

Video 2 – Video e dytë vjen pas ndeshjes, në tunelin e “San Siro”-s, pra në “zonën miks”. Alegri është duke dhënë një nga intervistat e shumta kur pas tij kalon Taljavento. Audio është e qartë dhe për disa, trajneri i Juventusit i drejtohet duke iu referuar Orsatos, arbitrit të kontestuar: “Talia, shkoi mirë e…?”. Në të vërtetë, versioni korrekt i atyre që ishin aty në atë moment, Alegri i referohet jo arbitrit por vetes së tij dhe në veçanti pas faktit që u përjashtua, duke lënë fushën e lojës pa lëvizur qerpikun dhe protestuar. “Talia, ika shumë mirë e?”, thotë Alegri, teksa nuk mban të qeshurën, ashtu sikurse edhe Taliavento.

Risultati immagini per allegri tagliavento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *