Luftëtari ka marrë një fitore me shumë vlerë ndaj Flamurtarit dhe tani e sheh veten 5 pikë larg Kukësit të vendit të dytë. Abazaj bëri gjithçka të thjeshtë për gjirokastritët, që vendosi gjithçka në suksesin final 2-1.
Sulmuesi i kombëtares u bë heroi i gjirokastritëve, me dy golat e shënuar në pjesën e parë. Tropojani arriti që ta gjente rrugën e rrjetës që në sekondat e para të ndeshjes nga një gabim i portierit mik, i cili largoi shumë keq një top që u përplas tek Abazaj dhe ky nuk e pati të vështirë të shënonte me pas me portën bosh.
Sapo ishte mbushur gjysmë ore lojë, vendasit fituan të drejtën për të ekzekutuar një goditje dënimi dhe sërish Abazaj mori përsipër që të bëhej protagonist, duke shfrytëzuar sërish një vendosje jo të mirë të portierit Nurkoviç.
Në pjesën e dytë ishte Nedeljkoviç ai që ngushtoi diferencën, por Flamurtari nuk mundi që të dilte me pikë nga kjo ndeshje. Luftëtari mund të konsiderohet makthi i Flamurtarit, që në 4 ndeshje sezonale ka mundur të marrë plot 8 pikë nga kuqezinjtë.
Në renditje Luftëtari mund të quhet në Europa League, ndërsa Flamurtari duhet të fitojë patjetër gjithë ndeshjet e mbetura të kampionatit.