Skënderbeu, për festën e madhe të dielën

Java e 31-të e Kategorisë Superiore do të luhet mes të shtunës dhe të dielës.

Sfida që mund të kurorëzojë Skënderbeun kampion, kundër Kukësit, është shtyrë për të dielën në mbrëmje, për shkak se të premten Skënderbeu ka përballjen me Apelin e UEFA-s.

Të shtunën sytë janë në Gjirokastër, ku është dita e së vërtetës për Flamurtarin, ndërsa të dielën luhen finalet e mëdha të mbijetesës, pa harruar Skënderbeu-Kukësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *