Quhet Gunnersaurus Rex… Çfarë ka të veçantë, do të thoni? Eshtë maskota e Arsenalit. Një dinozaur jeshil me kapelen e kuqe të bejsbollit që duartroket futbollistët e Arsenalit dhe nxit tifozët në çdo ndeshje. Motivi i “emërimit” të tij humbet në histori, madje në prehistori…
Sepse, kurioziteti qëndron në faktin se pikërisht “Rex” është i fundit i Mohikanëve, ai që ka parë sukseset e “topçinjve” ndër vite dhe që është “bashkëmoshatar” i Arsen Vengerit, që ka lajmëruar lamtumirën në fund të sezonit pas më shumë se dy dekadash që drejton ekipin londinez…
“Rex” do të ndihet më shumë i vetmuar tani, në pritje që, edhe ai një ditë, të largohet, edhe pse për fëmijët e vegjël do të vazhdojë të mbetet i dashur…