Maks Alegri, gjatë konferencës së pardjeshme për shtyp, i pyetur në lidhje me lodhjen e futbollistëve, ka humbur durimin dhe ka ironizuar me Napolin e ekipet e tjera: “Jo, mjaft më. Po më bëni të humbas durimin mua, që kam aq shumë sa mund të shes… Juventusi ka shkuar në fund të çdo kompeticioni dhe sivjet, ashtu si parvjet, u eliminua në gjysmëfinale 30 sekonda nga fundi, teksa është në finalen e Kupës së Italisë për të pestën herë radhazi. Këta djem kanë luajtur 57 ndeshje, të tjerët i kanë larë duart që në nëntor-dhjetor me objektivat e tjera”.
https://www.youtube.com/watch?v=fJxSvZVoQrM