AEK-u festoi dje titullin e parë kampion në 24 vitet e fundit, i 12-ti në historinë e vet, pasi fitorja 2-0 kundër Levadhjakosit e ka shkëputur 8 pikë nga PAOK-u i vendit të dytë, kur mbeten edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit grek.
Në fakt, ende nuk ka një vendim për ndeshjen PAOK-AEK, që u mbyll para kohe për shkak të kaosit në fundin e takimit, kur PAOK shënoi një gol dhe më pas iu anulua. Gjithsesi, zor se ajo ndeshje do njihet si fitore e PAOK-ut.
Përballë 60.000 tifozëve në Stadiumin Olimpik në Athinë AEK triumfoi pa probleme dhe në fund festoi me tifozët një titull të pabesueshëm.
Olimpiakosi ishte favorit i madh kur nisi sezoni, PAOK ishte ekipi më i uritur dhe në shtëpi nuk fal, por në pranverë PAOK e humbi qetësinë dhe AEK-u përfitoi, duke marrë kreun, që nuk e lëshoi më.
Një histori për filma ajo e AEK-ut, që është ringjallur si Feniksi, sepse në sezonin 2012/13 u rrëzua në kategorinë e tretë për probleme financiare. Në sezonin 2013/14 u ngjit në divizionin e dytë, në sezonin 2014/15 u kthye në Superligë dhe tashmë vjen titulli, që mund të pasohet edhe nga kupa, sepse AEK është në finale pikërisht ndaj PAOK-ut.
?????????? ????!!! pic.twitter.com/Hs6fkGgx7O
— AEK F.C. (@AEK_FC_OFFICIAL) April 22, 2018