Zyrtarizohet përforcimi italian për Laçin

Laçi e ka seriozisht, tashmë nuk bëhet më fjalë për tnjë surprizë dhe klubi kurbinas do Europën me çdo kusht, mundësisht duke fituar kupën, por para finales do të bëjë gjithçka për të kapur vendin e katërt në renditje, që e çon automatikisht në Europa League.

Për këtë arsye, trajneri Gentian Mezani tani e tutje do të ketë në krah një ndihmës nga Italia.

Bëhet fjalë për Franko Paskualetin, i cili ka një eksperiencë të gjatë në punën me të rinjtë, si dhe ka qenë ndihmëstrajner në disa ekipe, së fundit me Chennaiyin FC në Indi, si ndihmës i ish-kampionit të botës Marko Materaci.

Paskualeti ka qenë analist i paraqitjes së futbollistëve në krah të Materacit, ndërsa te Laçi do të ketë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e lojës së të rinjve të shumtë që kanë bardhezinjtë në përbërje. Paskualeti flet shumë mirë edhe anglishten, ndaj do ta ketë edhe më të lehtë të merret vesh me lojtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *