“Ishte ndeshje me rëndësi për ne. Punuam me një trajner të ri dhe dhamë maksimumin për ato ditë që na ka ushtruar. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ta fituar, sidomos me kundërshtarët që janë poshtë nesh në klasifikim kemi dhe 6 ndeshje dhe janë të gjitha finale për ne”.
“Nuk duhet të humbasim besimin deri në fund. Kemi edhe 6 ndeshje dhe do provojmë. Kemi ambicie për të shkuar në Europë”.
“Me rëndësi është të fitojmë ndeshjen, sesa të shënoj. Kënaqësi më e madhe nëse shënoj unë dhe arrin të fitojë skuadra”.
“Pasi erdha nga Kazakistani u mundova të kap ritmin. U nxitova pasi u riktheva nga dëmtimi. U dëmtova disa herë në të njëjtin vend dhe ajo situatë më ka penalizuar”.