Sulmuesi i Flamurtarit, njëkohësisht kapiten i ekipt, Tomisllav Bushiç, ka kohë që nuk luan për një dëmtim që ka penalizuar ndjeshëm edhe Flamurtarin, që ka humbur një pikë referimi në sulm. Kroati është në Vlorë dhe tashmë paralajmëron kthimin në fushë, por ndërkohë është i trishtuar për momentin e zi të Flamurtarit.
“Pas ndeshjes me Skënderbeun, ku u eliminuam, iku trajneri dhe është një moment shoku, tronditje e fortë, për ekipin. Shpresoj që skuadra të reagojë mirë sot”.
Dëmtimi – “Kam punuar në Kroaci dhe jam kuruar, ndaj do të jem në fushë në Gjirokastër, 100%”.
Duro – “Kemi punuar së bashku për një vit, i uroj suksese. Lagimi i tij më ka mërzitur shumë, Duro punoi mirë, por ekipi nuk reagoi dhe kemi humbur terren nga java në javë”.
Kriza – “Rezultatet nuk ecën kohët e fundit, lojtarët humbën besimin dhe presioni i madh na futi në krizë të thellë. Uroj të reagojmë sa më shpejt”.