Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, nuk ka mbetur i kënaqur me një pikë ndaj Kukësit, por e pranon se skuadra e tij dha maksimumin dhe vetëm goli nuk erdhi.
– Çfarë nuk shkoi, që nuk erdhi fitorja?
– Me pak më shumë fat e më shumë cinizëm mund të fitonim. Jemi të kënaqur me ndeshjen e kupës, por ajo ka kaluar, duhet të kthehemi sa më shpejt te fitorja në kampionat. Ky barazim na e vështirëson disi rrugën dot drejt objektivit, për të kapur një vend që na çon në kupat e Europës. Duhet më shumë përqendrim dhe qetësi para porte.
– A është gati Laçi për sprintin final?
– Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vijojmë rrugën tonë deri në fund, duke kërkuar maksimumin në çdo ndeshje.
Agresiviteti i tifozerisë?
– Sharje ka pasur, nuk është diçka e mirë, natyrisht, por gjithçka ka mbetur aty dhe nuk është ndonjë gjë e re, ndodh në çdo stadium. Mirë do ishte që tifozët të ndihmon skuadrën e vet, jo të ofendonin kundërshtarët, por është diçka që ndodh kudo në Shqipëri. Rëndësi ka që nuk kalohet caku.
– Mungesa e pasimit final?
– Mungon Eskerda dhe kjo na i vështirëson gjërat. Kemi Kallakun, që është i ri dhe do të rritet dhe përmirësohet, ndërkohë që janë edhe Nika e Uzuni, që krijojnë shumë. Me pak fat, mund të shënonim, pa harruar që edhe portieri i Kukësit Frashëri kreu disa pritje shumë të mira.
– Mungesa e fitores, a shqetëson?
– Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, duke dhënë gjithçka, fitoret do të vijnë. Sot ia bëmë hyzmetin punës, ndaj fitorja do të vijë, nuk do shkojë gjithnjë ters.