Besart Berisha është si vera, sa vjen e përmirësohet me kalimin e viteve.
Sidomos kur bëhet fjalë për ndeshje të mëdha nga ato që vendosin sezonin, sulmuesi shqiptar kthehet në përbindësh zone.
He lives for these moments. #ALeagueFinals pic.twitter.com/1QTAHqpq2r
— Hyundai A-League (@ALeague) April 22, 2018
Sot Melburn Viktori nisi fazën play-off për titull në Australi dhe në gjysmëfinale priste Adelaiden.
Pjesa e parë e dobët, e dyta u ndez pa mbushur një orë lojë: gol Adelaide, barazim brenda 5 minutash Viktori dhe më pas asgjë deri në fund.
Në minutën e 89-të u ndez stadiumi nga Besart Berisha: kros në zonë, roveshatë si Kristiano Ronaldo ndaj Juventusit dhe gol, 2-1 dhe Melburni në gjysmëfinale.
BESART BERISHA, THIS IS INSANE!!! ???
?: @FOXFootball #MVCvADL #ALeagueFinals pic.twitter.com/bsXbjkeJw7
— Hyundai A-League (@ALeague) April 22, 2018