Një xhiro në Meksikë, për një event komercial, ka rrezikuar ta lërë UEFA-n pa trofeun e Europa League.
UEFA ka konfirmuar se trofeu u vodh në Leon, me autoritetet që raportuan se dikush e kishte zhdukur nga një makinë që e transportonte.
Ngjarja ka ndodhur ditët e fundit, por trofeu është gjetur nga policia meksikane dhe nuk ka pësuar dëme.