Entuziazëm i madh te tifozët e Napolit në prag të sfidës ndaj Juventusit. Autobuzi i axurrëve, që ka lënë “San Paolo”-n, ka kaluar mes një deti të tërë tifozësh dhe duartrokitjesh, që kanë motivuar më shumë djemtë e Sarrit.
Ndërkohë, trajneri Sarri ka grumbulluar 23 futbollistë për ndeshjen-titull sot. Rreth 1000 tifozë kanë pritur autobusin me skuadrën. Ndërkaq, 500 të tjerë i kanë motivuar dhe mbështetur më shumë në aeroportin e Kapodikinos, përpara nisjes për në Torino.
Është momenti i se vërtetës, Napoli jashtë fushe është i pagabueshëm dhe nuk humbet prej shumë kohësh, por Juventusi në Torino ehte thuajse perfekt dhe këto vitet e fundit shumë pak pikë ka lëshuar. Barazimi është si humbje për Napolin, por trajneri Sarri e ka bërë të qartë, vendi i dytë nuk është dështim.
Lista – Sakaq, Sarri ka bërë listën e lojtarëve që udhëtuan për në Torino. Portierë: Reina, Rafael, Sepe. Mbrojtës: Albiol, Toneli, Kirikesh, Kulibali, Maxhio, Miliç, Mario Rui, Hysaj. Mesfushorë: Zhorzhinjo, Alan, Diavara, Hamsik, Rog, Makak, Zielinski. Sulmues: Kajehon, Ounas, Insinje, Milik, Mertens.