Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja në Shkodër, duke lavdëruar skuadrën, por natyrisht fjalë të shkëlqyera edhe për Abazajn, i cili ka qenë sërish vendimtar.
“Kemi punuar shumë, të gjithë, duke nisur nga presidenti dhe drejtuesit e tjerë. Është një kënaqësi që e drejtoj këtë skuadër, por duhet të vazhdojmë e të punojmë për të arritur objektivat që kemi. E dinim që Vllaznia ishte në një moment të vështirë dhe lojtarët janë të rënduar, këtë e shfrytëzuam dhe kërkuam presing të lartë. Luftëtari është i njëjti pothuajse, në krahasim me pjesën e parë të sezonit, por ne i kemi lënë pas problemet tona, duke punuar shumë dhe duke pasur durim.
“Abazaj? Është një futbollist shumë i mirë, por mbi të gjitha një djalë i jashtëzakonshëm, ndaj bëri edhe këtë hap të madh në karrierë. Mendoj se do jetë një trampolinë e mirë për të ardhmen e tij. Edhe sot Abazaj ka dhënë maksimumin, ashtu si ka bërë deri tani, pavarësisht se kishte firmosur për Skënderbeun e tani për Anderlehtin.
“Vllaznia? Më vjen keq për momentin e vështirë në të cilin ndodhet, falënderoj tifozët shkodranë për pritjen dhe duartrokitjet.
Tifozllëk kundër Partizanit të hënën? Jo, unë shikoj ekipin tim, nuk më intereson çfarë ndodh me Partizanin, edhe pse kam qenë aty. Ne jemi në garë me Partizanin, por jo vetëm me atë”.