Duket si një xhiro në vend, nga e cila Flamurtari nuk del dot prej vitesh. Është larguar edhe Shpëtim Duro, se bashku ne ndihmësin e tij Jeton Beqiri, ndërkohë që në Vlorë nuk gjejnë rrugë tjetër veç trajnerit të përkohshëm, si shpesh në vitet e fundit.
Ka qenë Gentian Mezani “kamerdarja” e shpëtimit sa herë iknin trajnerët, por tashmë vlonjati po bën gjëra fantastike në Laç, sepse për Flamurtarin nuk vlente, ishte tepër i ri, pa eksperiencë dhe pa autoritet, sipas ekspertëve vlonjatë që janë pa fund në qytetin bregdetar.
Tani stafetën e merr Petraq Bifsha, 7 ndeshje për të evituar katrahurën që i vjen vërdallë Flamurtarit prej vitesh, por është evituar në frymën e fundit.
Tani distanca me fundin duket e madhe dhe një fitore të dielën ndaj Teutës ringjall shpresat për Europë, por a e mendon ndokush Europën në Vlorë dhe e dinë si shkohet?