Zllatan Ibrahimoviç është i bindur se do shkojë në Kupën e Botës dhe është bërë acarues me deklaratat e tij plot fodullëk: “Po të dua, kthehem në kombëtare. Botërori pa mua nuk do ishte i njëjtë”.
Ok, por mos ndoshta duhet pyetur edhe ekipi suedez, që eliminoi Italinë pa Ibrahimoviçin në fushë dhe e ka treguar forcën e vet, duke u ringritur pa u varur më prej gjenialitetit të Ibras, lider absolut në kombëtare për shumë vite?
Portieri rezervë i Suedisë, Karl-Johan Jonson, është i pari që ka folur hapur dhe ka thënë atë që mendojnë shumë njerëz.
“Nuk e kam idenë a do grumbullohet, e di trajneri, por ne shkuam në Botëror pa të”, deklaron portieri i Guingampit në Ligën 1 franceze, duke folur për revistën Main Opposee.
“Ai është një egoist, një individualist si njeri dhe si lojtar. Në jemi një grup, jemi kualifikuar për në Kupën e Botës me një sistem të kolauduar, pa yje. Ibra do luante mirë, por skuadra do duhej te ndryshonte sërish dhe të vihej në shërbim të tij, nuk e di a dëshiron trajneri që të ndryshojë sërish sistem loje”. Me qartë se kaq…