Igli Tare dhe delli shqiptar: është e paevitueshme që drejtori sportiv i Lacios të shpërthejë herë pas here. Këtë sezon Lacio është ankuar pa fund për gjyqtarët, ashtu si për vendimet e marra me teknologjinë VAR, pasi po shihet si një komplot për të evituar kualifikimin e Lacios për në Champions League.
Edhe në mesjavë, kur Lacio fitoi 4-3 ndaj Fiorentinës, Lacio e cilësoi skandaloz arbitrimin, duke akuzuar hapur. Igli Tare nuk ka duruar dhe sërish ka ngritur zërin, siç ka bërë shpesh këtë sezon, duke marrë edhe gjoba e pezullime.
Gjoba e radhës lidhet pikërisht me ndeshjen në Firence: 5000 euro për shkak se ka ofenduar një nga arbitrat e ndeshjes në korridorin që çonte në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Artemio Franchi”.
“Në fundin e pjesës së parë, në korridorin që çon në dhomat e zhveshjeve, Igli Tare i është drejtuar një asistenti me fraza ofensive”, thuhet në raportin që shpjegon pse është gjobitur drejtori sportiv i Lacios.
e paskan zene me Vlonjatet PO cte keqe u beri ura xhamen?