Ne Korçë ka festë në orët e vona të mbrëmjes për kalimin në finalen e Kupës. Kanë qenë “Ujqërit e dëbores” ata që kane mbushur rrugët e qytetit duke festuar fitoren fantastike në Vlorë, kundër Flamurtarit.
Kupa, trofeu që i mungon Skënderbeut, duket gjithnjë e më pranë, ndaj arsyet për të festuar janë të mëdha, në një sezon që nisi me sukseset europiane dhe po mbyllet me titullin kampion dhe ndoshta edhe kupën. Gjithnjë nëse Laçi nuk është kundër…