Super Laçi, sërish në finalen e Kupës

U luajt sot sfida e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, me Kukësin që priste Laçin. Në vajtje asnjë gol, gjithçka e hapur, por i zakonshmi Guri në minutën e 20-të fitoi penallti, e qartë, dhe nuk gaboi.

Kukësi administroi mirë ndeshjen në pjesën e parë, por në të dytën Laçi ndryshoi fytyrë. Trajneri Mezani e spostoi ekipin përpara, Rexhinaldo goditi shtyllën dhe dha sinjalin e madh, sepse vetë afrikani shënoi golin e barazimit 11 minuta para fundit.

Tension në fund, presion i Kukësit, por asnjë gol. Laçi me meritë në finale, ku pret Flamurtarin ose Skënderbeun. U bënë disa vite që Laçi mahnit në Kupë, duke kapur finalen e duke fituar edhe trofeun, ndaj ky sukses nuk është rastësi.

KUPA E SHQIPËRISË

GJYSMËFINALE

E mërkurë, më 18 prill 2018, ora 15:30

Kukësi – Laçi      1-1

Shënues: Guri 20′ pen. / Rexhinaldo 79′

Kukësi: Frashëri, Zhderiç, Hoxha, Alla, Imami, Idrizi (Peposhi 83′), Dzaria, Musolli, Kale (Ethemi 78′), Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pakult

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lulaj (Lushkja 27′), Nika, Kallaku (Fangaj 87′), Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Kartonë të verdhë: Musolli 18′, Kale 58′, Imami 85′ / Selmani 19′,  Qaqi 40′, Shtubina 75′, Nika 85′, Uzuni 90′, Lushkja 90’+1

Karton i kuq: Shtubina (pas përfundimit të ndeshjes)

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Enea Pashaj;
Pas porte: Indrit Myrtja, Klodian Shahini
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Sokol Jareci

GOLAT

79′ GOL LAÇI – Lushkja nga distanca, Rexhinaldo devijon dhe gol!

20′ GOL KUKËSI – Penallti për Kukësin, fituar nga Sindrit Guri, i ndalur me faull në zonë nga Selmani. Vetë Guri shënon, Kukësi në avantazh.

EPISODET KYÇE

55′ Rexhinaldo godet shtyllën. Një kros i bukur nga e djathta, mbrojtja e Kukësit harron afrikanin, por i pafat Laçi.

11′ Laçi humbet rast të pabesueshëm. Një kros nga goditja e dënimit në të djathtë të sulmit gjen të vetëm në zonë Bruno Lilaj, i cili me kokë gjuan mbi traversë.

6′ Kukësi rrezikon. Goditje dënimi ekzekutuar nga Shkodra, Selmani grushton me vështirësi dhe më pas largon nga zona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *