Ishte autori i golit të dytë dhe një nga më të spikaturit në fushën e lojës. Esin Hakaj shënoi golin e parë e tij në Superiore pikërisht ndaj skuadrës ku u formua si futbollist dhe njëkohësisht skuadrës së qytetit të lindjes. Pas ndeshjes mbrojtësi tregon se ishte një takim emocionues për të, por njëkohësisht rrëfen se për kë ishte dedikimi i golit.
“Ishte ndeshje me shumë emocionuese, pasi ishte takim deçiziv për të dyja skuadrat. Ishte një gol që i vlejti shumë skuadrës. Në çdo ndeshje ne luajmë për 3 pikë. Kemi luajtur mirë dhe kemi marrë pikë, siç ia dolëm dhe sot”.
“Ishte një motivim më shumë por dhe shumë emocionuese, pasi ishte deçizive kjo ndeshje. Me kalimin e minutave ikën dhe emocionet”.
“Duhet të shohim si do të vijnë ngjarjet. Edhe te Partizani u dëmtova dhe aty kishte lojtarë që nuk u zëvendësonin, pasi pretendonin për titull. Nuk mu dha mundësia. Me afrimin e Maganit te Teuta, por dhe presidentit Hasanbelliu mu dha mundësia të luaja. Unë duhet të jap më të mirën”.
“Golin ia dedikoj babit dhe vëllait që ishin në stadium”.