Një karton i kuq pas 14 minutash nga fillimi i ndeshjes natyrisht që nervozon jashtëzakonisht një futbollist, aq më shumë kur ai është i bindur se nuk e meritonte.
Ky ka qenë rasti i Keidi Bares sot, në sfidën e Atletiko Madrid B kundër Deportivo La Korunjës.
Kartoni pranohet, janë gjëra që ndodhin, por me pas mesfushori i kombëtares sonë e ka tepruar. Ofendime të rënda arbitrit të ndeshjes, i cili ka mbajtur gjithçka shënim në raportin final të ndeshjes.
“E përjashtova futbollistin më karton të kuq sepse më tha: Ik q.. Më pas, duke u larguar nga fusha, ai vazhdoi: Je idiot, bir ku..ve”, shkruhet në raportin e arbitrit.
Kjo do të thotë që tani Bare rrezikon dënim të rëndë dhe karriera e tij tek Atletiko vihet në rrezik, sepse zor se tolerohet një sjellje e tillë.