Presidenti i Skënderbeut flet për kthimin e titullit të hequr nga FSHF-ja dhe për betejën me UEFA-n për përjashtimin 10-vjeçar: “E pësojnë kryesisht klubet e Europës lindore, asnjëherë të mëdhenjtë”
Ardian Takaj, presidenti i Skënderbeut, mbrëmë ka folur në një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol” në Supersport, teksa foli për gjithçka ndodh në klubin korçar, vendimin e fundi të KAS dhe çështjen që kanë me UEFA-n. Për numrin një të klubit korçar, Skënderbeu është përzgjedhur sa duket të bëhet kurban, ndërkohë që ata merren si shembull në seminaret që bëhen, duke paragjykuar bardhekuqtë pa u mbyllur ende çështjen që ata kanë me qeverinë e futbollit evropian.
– KAS iu riktheu titullin e sezonit 2015-2016…
– Të flasim për fitoren në KAS, ishte shumë e rëndësishme për ne, pasi ishte një trofe i fituar me shumë mund e djersë, Një gjë që të takon, është e vështirë kur ta heqin. Ishte detyra jonë t’ua kthenim të gjithëve atë trofe. Ishte fitore e dyfishtë.
– Çështja e fituar, a është një ogur i mirë për të ndryshuar dënimi i UEFA-s?
– Në CAS është gjë tjetër, por e njëjta akuzë është edhe në luftën me UEFA-n. Ata kanë të njëjtat prova dhe që i eksperimentojmë te Skënderbeu. Ne jemi klubi i parë që mund të dënohemi nga luhatjet e koeficienteve.
– Ishte i vështirë qëndrimi jashtë Europe për një vit? A ishte shumë nga na financiare?
– Nuk diskutohet, ne luajmë në nivele të larta dhe synojmë Europën, jo vetëm kampionati. Po të shikosh rezultatet, ata vijnë në rritje. Ky vit tregon për cilësinë në rritje dhe kërkesat në rritje të këtij Skënderbeu. Duam të jemi konkurrues në Europë, kampionati nuk diskutohet. Jashtë Europës është shumë e vështirë për ta përballuar, por edhe për të menaxhuar lojtarët, që duan të luajnë në Europë. Po të shikosh, gjithë lojtarët tanë janë të suksesshëm aty ku janë. Nëse ndërpritet kjo, atëherë do të jetë e vështirë për të vijuar rrugën e sukseseve që kemi nisur.
– Si arrini ta motivoni skuadrën në këto momente?
– Është e vështirë, pasi të gjithë i kanë sytë te ne. Lajmet që dëgjojmë nuk i bëjnë mirë skuadrës. Në do ta çojmë deri në Gjykatën Federale për të kërkuar të drejtën tonë, pasi po na shkelet me të dyja këmbët.
– Si ndiheni pas fitores me FSHF-në?
– Po ta shikosh akuzën, është e njëjtë me UEFA-n. Nëse këtu na hiqet titulli, atje na hiqet e drejta për të luajtur 10 vite. Edhe në KAS shkojmë me të njëjtën akuzë. Fakti që UEFA nuk ka asnjë provë, si dhe në çdo seminar ata marrin Skënderbeun, është e padrejtë, kur ne jemi në gjykim e sipër. Kjo duket një krijim opinioni dhe një paragjykim, që bën që kur të shkojmë në çështje të jemi ta pabarabartë. Ata nuk mund të merren me ekipet e mëdha, këto prova nuk ua përmendin atyre, apo t’u bëjnë një akuzë të thjeshtë. Ne jemi vend i vogël, përfaqësimi i Skënderbeut nuk i prish punë. Nuk është faji i dashit që bëhet kurban, por duhet bërë një. Vendet e vogla e pësojnë gjithmonë.
– Roma mundi Barcelonën ishte një krahasim i juaj…
– Si ka mundësi të thonë, të mundet Skënderbeu nga Sportingu 5-1, kur luajtëm shumicën e kohës me 10 lojtarë. Pse e mori Salihi kartonin e kuq. Ata kanë bërë një investim të madh për BFDS prej 15 vitesh dhe nuk kanë dënuar asnjë. Po eksperimentojnë te Skënderbeu. Tregojnë thjesht luhatjet e koeficienteve, por jo se ku janë luajtur shumat.
– A ka një afat për procedurat?
– Më 26 kemi apeluar në UEFA dhe më pas do e çojmë çështjen në KAS. Ata pastaj vendosin se kur do bëhet seanca dëgjimore.
– Keni shpresa të ndryshojë vendimi në Apelin e UEFA-s?
– Nuk kemi pritshmëri të mëdha, ata nuk hedhin poshtë Disiplinën. Nuk shpresojmë shumë.
– E vërtetë që nuk keni bërë kompromis për ulje të mundshme dënimi?
– Ne jemi dënuar një vit dhe çdo dënim tjetër është i tepërt. Si 3, si 5, si 10 vjet, është i tepërt. Është dënim që të nxjerr nga gara dhe kjo është mënyra më e mirë. Shpresojmë dhe jemi të bindur për fitoren tonë.
– Shpresoni që deri më 19 qershor të jetë merr vendimi?
– Avokatët na kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions. Vetë koha nuk është e përshtatshme, nuk kemi kërkuar procedurë të përshpejtuar, por normale. UEFA ka pasur dy vjet kohë dhe ne duhet të kemi kohën tonë për këtë çështje. Vjet luajtëm në Europa League, po gjykohemi për një çështje të kaluar dhe nuk e prishim integritetin e garës. KAS mbaron në tetor, ose nëntor.
– Si e gjykoni amullinë e veprimeve, pasi ju po luani në Europë?
– Kjo është çudi e madhe, kthimi i vendimit, pa bërë një njoftim. Jemi si gjithë ekipet e tjera dhe duhet të na njoftojnë. Kundërshtarët e kanë marrë vesh shumë kohë para nesh, të tjerët e kanë ditur për dosjen Skënderbeu. Kjo është çudia më e madhe që ndodh me këtë çështje, në një institucion si UEFA.
– A keni gjetur mbështetje te kolegët tuaj presidentë?
– Nuk është se i vjen mirë pjesës më të madhe, edhe pse janë konkurrentë. Nëse dënohet Skënderbeu nga ky sistem, atëherë UEFA krijon një provë dhe e pësojnë kryesisht klubet e Europës lindore. Pas dënimit të Skënderbeut mund të dënojë këdo. Prandaj beteja jonë është shumë e fortë dhe kemi bindjen për ta fituar.
– Si e pret vendimin tjetër te KAS-i? A e keni mbështetjen e FSHF-së?
– FSHF nuk ka lidhje në këtë mes, është mes nesh dhe UEFA, ata nuk përfshihen. Ata as si dëshmitarë nuk merren. Nuk flitet për kampionatin shqiptar, tani flitet vetëm për katër ndeshje, 2 të Champions dhe dy të Europa League. Për këtë jemi në Apel dhe më pas në KAS me UEFA-n.
– A ka një raport zyrtar sa para janë luajtur, si janë transferuar? Ka fatura konkrete?
– Nuk ka absolutisht asnjë dokument që vërteton shumat e luajtur, Avokati ka kërkuar ku janë luajtur këto shumë, ku janë fituar. Përgjigja ka qenë se nuk kemi informacion për shumat. Janë bërë përgjime, nuk është se nuk jemi përgjuar, por nuk ka asgjë. Akuza e vetme është lëvizja e koeficienteve. Kanë përzgjedhur një panel me trajnerë, të cilët mund të bëjnë raport sipas interesit.
– Nëse humbisni çështjen, a do zgjidhni ndonjë skuadër të vazhdoni?
– Jam presidenti i Skënderbeut, nuk më largon as UEFA as askush nga Korça. Nuk ndërpritet këtu projekti, qoftë edhe nga një vendim kundër Skënderbeut. Janë pak ekipe që kanë infrastrukturën tonë. Është projekti për ndërtimin e stadiumit. Po goditemi në kulmin e zhvillimit, por nuk na pengon njeri në rrugën tonë.