Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, përmes një postimi në Facebook është shprehur i lumtur për suksesin e arritur ndaj skuadrës së Partizanit, duke veçuar faktin se skuadra e tij i ndëshkoi të kuqtë pas plot 5 ndeshje pa pësuar. Po ashtu numri 1 i skuadrës kuksiane veçon objektivat në fund të postimit të tij, ku thekon se ekipi i tij kërkon titullin kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. Të besojë vërtetë Gjici te titulli? Diferenca me Skënderbeun është 12 pikë dhe deri në fund janë edhe 7 ndeshje. A është ky rasti ku kurrë nuk duhet të thuash kurrë?
“Ekipi ynë siguroi sot vendin e dytë në Kampionatin shqiptar, duke lënë Partizanin 9 pikë pas.
Historia e takimit u mbyll që në pjesën e parë, ku #Kukësi shënoi tre herë brenda 45 minutave.
Me këtë rezultat, ekipi ynë shënon takimin e katërt me fitore.
#Kukësi është skuadra e parë që i shënon Partizanit, pasi të kuqtë kryeqytetas nuk pësonin gol prej pesë takimesh.
#Kukësi ynë nuk ndalet me kaq.
Objektivat janë të qarta, Titullin #Kampion dhe #KupëneShqipërisë”, përfundon statusi i presidentit të Kukësit, Safet Gjici.
duhet te maresh leje nga ne gic
duhet te maresh leje nga ne o gic