Katër vite më parë shënonte në finalen e Botërorit, tani Mario Gëce e ka humbur “shkëlqimin” e dikurshëm

Mario Gëce ishte heroi i popullit gjerman në Botërorin Brazil 2014, teksa shënoi golin e vetëm në finalen ku “Die Manschaft” mposhtën Argjentinën.

Tani gati katër vite më vonë, Gëce, edhe pse vetëm 25 vjeç është në pikën më të ulët të karrierës së tij si profesionist. Shkaku kryesor për këtë rënie drastike ka qenë sëmundja e rralle e sistemit metabolik që e la gjermanin për një vit jashtë fushave.

Fatmirësisht, Gëce është rikthyer në fushën e lojës, por duket qartë se ai nuk është më i njëjti. Teksa kanë mbetur më pak se dy muaj para shpalljes së listës së Joakim Lëv për Botërorin Rusi 2018, shanset që Mario të jetë pjesë e saj sa vijnë e pakësohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *