Sulmuesi i Vllaznisë, Xhevahir Sukaj, ishte protagonist i madh në fitoren e thellë ndaj Lushnjës, duke shënuar edhe një gol fantastik nga mesi i fushës. Megjithatë, shkodrani nuk e quan golin më të bukur të karrierës.
“Goli nga mesi i fushës? Gol shumë i bukur, pashë portierin jashtë zone dhe e provova, nuk është se e kisha menduar. Kam shënuar edhe me Sepahanin ndaj Al Hilalit në Champions League të Azisë, ndaj nuk e di a është goli më i bukur që kam shënuar në karrierë.
“Renditja? Rrezikojmë ende, është e qartë, por tani ekipi është cilësor. Na ka penalizuar pjesa e parë e sezonit, me 10-15 javë të këqija, ndaj edhe pikët janë ato që janë.
“Ribaj? Mund të luajmë edhe të dy bashkë, por duhet ekuilibër edhe pas. Kur topin e kanë kundërshtarët, të dy bashkë mund të shfrytëzojmë më mirë hapësirat e krijuara”.