Preiti: Hoxha gati për Serinë A, Mala është super talent

Drejtori sportiv i të kuqve flet në mediat në Itali, duke mos ngurruar të analizojë një nga një emrat kryesorë të Partizanit, në lidhje me merkaton

Antonelo Preiti i thotë të gjitha. Jo për ne, sepse në Shqipëri del shumë pak në media dhe që kur është larguar Luçiano Moxhi, është mënjanuar edhe më shumë, të paktën në aspektin mediatik. Megjithatë, për “tuttomercatoëeb” drejtori i Partizanit flet hapur, aq sa nxjerr çdo emër që ka merkato, duke folur për ata që Partizani i ka në plan për t’i shitur, apo ka oferta.

– Eksperienca shqiptare?

– Shumë e bukur, pozitive, që duhej bërë, për një operator merkatoje. Kam njohur një futboll ndryshe dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu, kam gjetur një situatë ku duhej shumë punë, por kam përfituar shumë dhe po rritem, edhe pse e pranoj që më mungon Italia dhe nuk do i thoash jo rikthimit. U nisëm mes shumë vështirësish, rezultatet nuk erdhën, por tani skuadra ka gjetur fizionominë e vet dhe renditja po na buzëqesh. Rrugëtimi mund të quhet pozitiv, por duam Europa League dhe do të luftojmë edhe për vendin e dytë. Në përgjithësi them që futbolli shqiptar është i nënvlerësuar, në krahasim me atë kroat dhe atë serb.

– Talentet e Partizanit po bien në sy.

– Kemi shumë, për momentin talenti më i madh është Esat Mala, në muajt e fundit është rritur shumë dhe është i pazëvendësueshëm në mesfushë. Mund të luajë në një mesfushë me tre, ose me 2 para mbrojtjes. Ka cilësi e sasi, i pëlqen të depërtojë pa top. Prej pak kohësh është në xhiron e U-21 të Kosovës.

– A është për Serinë A?

– Është Alban Hoxha, portier i tretë në Kombëtare, që për mua nuk ka asgjë më pak se Verisha e Strakosha, që janë në Itali. I duhet një rast për të treguar sa vlen, ashtu si Trashi, në anësor i majtë perfekt për futbollin italian: ka forcë, shpqejtësi dhe gjuajtje. E duan në Kroaci e Turqi.

– Bardhin e duan shumë klube.

– E vërtetë, është një sulmues i dytë me fizik dhe cilësi. Edhe pse është 21 vjeç, e shoh gati për Serinë A dhe ma kanë kërkuar. Po them një fjalë të mirë edhe për Gojkoviç, është 23 vjeç, gati për një klub të rëndësishëm në Serinë B, sepse po shkëlqen këtë sezon dhe e meriton një shans në nivele më të larta”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *