Ishte 6 korriku i vitit 2016 dhe UEFA do të përshëndeste vendimin e dhënë nga CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë) për të lënë në fuqi dënimin administrativ që përjashtonte Skënderbeun 1 vit nga Kupat e Europës, pasi e përfshirë edhe në mënyrë indirekte në trukime ndeshjesh evropiane. “UEFA mirëpret vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të hedhur poshtë apelin e prezantuar nga KF Skënderbeu kundër vendimit të organit të Apelit UEFA, më 1 qershor 2016”.
Pra UEFA mori një sinjal të fortë në korrik, duke fituar çështjen kundër Skënderbeut në CAS: një klub mund të dënohet edhe duke pasur thjesht analizat e ecurisë së basteve nëpër kompeticionet ndërkombëtare apo kombëtare në Europë. Më parë, sa herë kishte dënuar klube, UEFA kishte pasur edhe ndonjë dëshmi të fortë, nga ndonjë lojtar apo ndonjë i arrestuar që rrëfente, për të ulur dënimin.
Me Skënderbeun nuk ka ndodhur kjo gjë, por dosja e paraqitur në CAS sërish ka mjaftuar që Skënderbeu të konsiderohet fajtor. Bazuar në rregulloret e UEFA-s dhe precedentët Pobeda, Çelik, etj, dënimi i radhës për Skënderbeun (10 vjet) dhe nëse edhe CAS e konfirmon, atëherë FSHF është e detyruar të marrë masa urgjente. Duhet kujtuar se ekipet e përjashtuar nga UEFA për të paktën 5 vjet, janë zbritur 2-3 kategori më poshtë në shtetet përkatëse.