Kosova U-19 bie edhe ndaj Irlandës, eliminohet nga “Elite Round”!

Pas humbjes ndaj Portugalisë, përfaqësuesja U-19 e Kosovës është mundur edhe ndaj Irlandës me rezultatin 3-0. Një ndeshje që nuk ka pasur histori dhe ka folur vetëm për ekipin britanik, teksa golat u shënuan nga Obafemi dhe Okonor që pas vetëm 13 minuash, ndërsa vulosi gjithçka rrjeta e Rosh.

Por, sigurisht, këto humbje janë vetëm eksperiencë për Kosovën U-19, teksa duhet thënë se futbollistët që i kanë shënuar aktivizohen me moshat e Sauthemptonit dhe Mançester Junajtidit, teksa Rosh luan me Blekpullin në League 2 të Anglisë.

Me këtë humbje, Kosova eliminohet kështu nga Elite Round, ndërsa ndodhet në vend të fundit. Elite Round është duke u zhvilluar në Portugali, ndërsa Kosova është në grup me Portugalinë, që kryeson, Irlandën dhe Sllovakinë, me të cilët do të jetë edhe ndeshja e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *