Kategoria e Parë nuk pushon, ndryshe nga tradita kur ka ndeshje të kombëtares. Moti i keq i ditëve të fundit ka rënduar shumë fusha, por po luhet normalisht.
Sytë janë të betejat për mbijetesë, sepse për sa i përket garës për Superioren, Kastrioti është i ngjitur dhe Tirana ka marrë tashmë rrugën drejt kthimit në elitë.
E SHTUNË, 24 MARS 2018
VLLAZNIA B – BESA 3-3
Shënues: Gocaj 30′ pen., Pusi 39′, 50′ / Mihani 4′, Onu 70′, Bakalli 74′
KASTRIOTI – ERZENI 3-0
Shënues: Mulaj 4′, Lilaj 29′, Kabiru Dumoje 34′ pen.
DINAMO – BESËLIDHJA 0-0
BURRELI – TERBUNI 0-0
NAFTETARI – SHËNKOLLI 2-1
Shënues: Behari 46′, A. Gega 50′ / Ujka 14′
SHKUMBINI – TURBINA 2-2
Shënues: Pashaj 28′, Xhyra 50′ / Xhelili 64′, Çota 71′
TOMORI – POGRADECI 2-1
Shënues: Mitraj 4′, Hyseni 18′ / Çerepi 6′