Uellsi ka luajtur sot një miqësore në Kinë, duke shkatërruar 6-0 Kinën e Marçelo Lionit që është trajneri më i paguar në botë, por nuk është se kjo detyrimisht e bën Kinën kombëtare cilësore.
Per Uellsin debutonte në stol Rajan Gigs, ish-legjenda e Mançester Junajtid.
Start perfekt për Gigs, falë formës spektakolare të Gert Bejl, sepse ylli i Real Madridit hapi dhe mbylli Serinë e golave, duke shënuar në total tre gola në portën e Kinës. Kjo do të thotë se Bejl bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Uellsit, duke kaluar legjendarin Jan Rash.