Para pak vitesh ishte një i ri me shpresa të mëdha, që u bë pjesë e kombëtares nga De Biazi, por karriera e Naser Alijit mori për ters kur shkoi te Kaizerslauterni, sepse në Gjermani luajti pak dhe verën e shkuar prishi kontratën, duke mbetur pa ekip deri në janar. Trajneri Kristian Panuçi nuk e braktisi, e grumbulloi edhe pa pasur ekip, duke e ndihmuar të firmoste të Virtus Entela në janar. Tani Aliji është natyrisht mirënjohës ndaj Panuçit dhe shpreson të luajë rregullisht me kombëtare, duke parë që edhe kapiteni Agolli nuk është grumbulluar dhe duket se po e mbyll me kombëtaren.
“Një shans shumë i madh për mua, sepse Ansi nuk është grumbulluar. Shpresoj që të jem pjesë e formacionit jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe në vazhdimësi.
Panuçi – “Më ka ndihmuar shumë dhe dua ta falënderoj. Nuk është normale që të grumbullojë një lojtar pa ekip. Ka qenë një mundësi e mirë për të treguar veten dhe për të gjetur ekipin e ri. Panuçi më ka kërkuar të jem i gatshëm dhe të bëj stërvitje çdo ditë për të qenë mirë fizikisht. Nuk doja të rrija pa ekip, tani jam në Serinë B me Virtus Entellan dhe duhet të tregoj veten.
Shpresa për të luajtur – “Unë jam në formë shumë të mirë dhe në fund vendos trajneri për formacionin. Nuk dua të zëvendësoj Ansin, sepse jemi pak ndryshe. Unë dua të jem Aliji. Ansi ka vite në skuadër dhe është një person shumë pozitiv.