Beqiri: Edhe pa Agollin, mbrojtja duket mirë

Elvin Beqiri ka në CV-në e vet shumë ndeshje me Kombëtaren shqiptare dhe ka qenë një pikë e fortë në mbrojtje, repart të cilin ai natyrisht e ndjek me interes të madh edhe tani. Shkodrani ishte dje i pranishëm në Durrës, për të ndjekur nga afër stërvitjen e Kombëtares sonë, në kuadër të studimeve për kursin UEFA Pro, për t’u bërë trajner.

Në një intervistë për “Supersport”, Beqiri ka folur ndër të tjera edhe për mbrojtjen aktuale, që tani e tutje duket se do të duhet të bëjë pa kapitenin Ansi Agolli: “Faza e mbrojtjes është mirë, pavarësisht faktit se Ansi Agolli do t’i mungojë Kombëtares, pasi ka qenë një pikë e fortë për Shqipërinë. Megjithatë ka shumë elemente të rinj që mund t’i dublojnë këto mungesa dhe të kemi një Kombëtare sa më të fortë në të ardhmen. Elementet duken interesante, pasi janë afruar lojtarë të rinj të marrë nga Shpresat. Tashmë duhet të shihen, pasi këto miqësore shërbejnë për të parë këto elemente. Shqipëria ka potencial, pasi ka marrë pjesë edhe në Kampionatin Europian. Kjo është një reklamë shumë e mirë për ne dhe lojtarët. Në Ligën e Kombeve do të luajmë përballë Skocisë dhe Izraelit, por ne kemi objektivat tona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *