Ylli argjentinas është fotografuar në Spanjë, ndërsa në media menjëherë ka plasur “bomba”: udhëtim merkatoje?
Juventusi dhe Reali i Madridit do të përballen në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, në një prej sfidave më interesante të mundshme në këtë tur. Më 3 prill do të luhet ndeshja e vajtjes, në Itali, ndaj ditën e djeshme ngjalli shumë habi vizita e Paulo Dibalas në Madrid. I lënë jashtë nga kombëtarja e Argjentinës për miqësoret e ardhshme kundër Italisë dhe Spanjës, Dibala vendosi të largohej nga Torino në ditën e pushimit, duke fluturuar për në Spanjë, ku është takuar me miq, ndërsa i pranishëm ishte edhe vëllai i vet, që është edhe agjenti i tij.
Një drekë mes miqsh, por natyrisht mediat anembanë botës nisën spekulimet: mos ndoshta arsyeja e vërtetë ka qenë një takim me drejtuesit e Realit të Madridit, një klub për të cilin Dibala shpesh ka folur mjaft mirë? Në fakt, në verë Reali do të bëjë revolucion, sido që të shkojë ky sezon. Geret Bejl do të largohet, duhen përforcime në një sulm ku vetëm Ronaldo shënon. Nejmar është ëndrra e madhe, por Dibala do ishte alternativa më e mirë nëse PSG nuk lëshon pe. Të shohim, deri në verë do mbushen shumë herë gazetat.