Mos e quani “l’albanese”, Strakosha si legjenda e famshme e shqiponjës!

Portieri luajti ndaj Bolonjës ndeshjen e 50-të në Serinë A, ndërsa festoi dje edhe 23-vjetorin e lindjes, duke marrë shumë urime dhe sidomos dedikime…

Për Thomas Strakoshën ajo e djeshmja ka qenë një ditë e veçantë. Ai ka festuar 50 ndeshjet në Serinë A dhe 23-vjetorin e lindjes. Dhe, faqja “lalaciosiamonoi” i ka dedikuar një profil, ashtu sikurse faqja zyrtare e Lacios një videotregim “Thomas Strakosha Story”…

“Në gadishullin ballkanik ekziston një legjendë që popujt kalojnë nga brezi në brez. Eshtë miti, tashmë antik, që tregon origjinën e Shqipërisë dhe shpjegon pse nuk është plotësisht korrekte të quash “albanese” Thomas Strakoshën. Në fakt, përcaktimi i duhur është “shqiptar”, “i biri i shqiponjave”.

Dhe duket e çuditshme, por përkatësia e tij te Lacio nuk është gjë tjetër vetëm se një shenjë fati. Fati ka dashur që përralla apo historia e jets së tij të kryqëzohet me atë të tregimit legjendar të një futbollisti të ri. Ai që shpëtoi një shqiponjë nga kafshimi i një gjarpri që kishte dalë nga foleja e tij. i njëjti që më pas e çoi me vete në rrugën drejt shtëpisë, deri kur nëna shqiponjë i kërkoi që t’i kthente djalin. Në këmbim të gjestit që tij, zogu grabitës i dha të riut të njëjtën mprehtësi të syve dhe forcën e krahëve.

Cilësi që janë të përshtatshme jo vetëm për një gjuetar, por edhe për një portier. Shqiponja, tani një shqiponjë e shkëlqyer, kurrë nuk e ndaloi duke e parë atë nga lart, duke e respektuar atë dhe duke ndjekur çdo hap të saj. Kjo është arsyeja pse Strakosha – veçanërisht ai – është në fakt një “shqiptar”.

Më 19 mars, 23 vjet më parë, Thomas lindi në shenjën e shqiponjës. Pastaj ai u rrit dhe u bë futbollist. Vetëm një ‘l’ e dallon atë nga gjahtari i ri i tregimit. Për pjesën tjetër, fatet e tyre janë të barabarta. Dhe sot, në ditën e ditëlindjes së tij, portieri bardhekaltër po feston edhe 50 paraqitjet në Serie A me fanellën e Lacios. Një shqiponjë vazhdon ta ndjekë atë në rrugën e tij. Emri i saj është Olimpia.

Rritja – Dhe urimi është se koha e kaluar deri tani me shqiponjën në gjoks mund të jetë vetëm pjesa e parë e një jete të jashtëzakonshme me Lacion. Strakosha është pa dyshim një nga portierët më të mirë të rinj përreth. Në këtë kampionat ai kaloi 2764 minuta në rolin e portierit. Ka 29 paraqitje dhe 105 pritje. Ndërhyrja, sigurisht e pakëndshme, në goditjen e Xhemailit të natës së fundit nuk fshin asgjë. Shpesh Thomas ka lejuar Lacion të përfundojë një lojë me një buzëqeshje në buzë (pa gol). Nuk është rastësi që portieri i dytë në Serie A ka arritur numrin më të lartë të pritjeve vendimtare. Gabimet që ai bën shpesh justifikohen me moshën e re. Por, do të jenë gabimet që do ta bëjnë ekspert. Pastaj, do të jetë gjithmonë shqiponja gati ta mbrojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *