Gjithnjë i ekuilibruar dhe plot përmbysje kampionati në Kosovë, sepse nëse para pak javësh u duk se Prishtina e Mirel Josës mori arratinë, tashmë kryeqytetasit kanë lëshuar pe, duke u ndalur edhe këtë fundjavë, me humbjen në Drenicë.
Nga humbja e Prishtinës përfitoi Drita, që triumfoi 1-0 në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, me një gol nga Endrit Krasniqi në minutën e 70-të.
Drita në krye, një pikë mbi Prishtinën, por fitore të madhe këtë fundjavë ka arritur edhe Liria e Bledi Shkëmbit, që mundi Flamurtarin në transfertë, me rezultat 2-1. Skuadra prizrenase fitoi me gola të importuar nga Shqipëria, sepse Ervis Kaja shënoi në fillim të ndeshjes dhe Artur Magani në minutën e 67-të siguroi fitoren pas pasimit nga sulmuesi i huazuar nga Flamurtari i Vlorës, Tungara, Edhe për Flamurtarin shënoi një “ish” i Flamurtarit, mbrojtësi Valto Zeqo, i cili barazoi përkohësisht.