Vllaznia B hodhi akuza të rënda sot pas ndeshjes kundër Korabit, duke veçuar presidentin e Korabit Femi Mëziu si autorin e kërcënimeve drejtuar lojtarëve të rinj shkodranë.
Një nga protagonistët e kësaj sfide, që është kërcënuar edhe nga administratori Mziu tregon për Shkodra.News si ndodhi ngjarja dhe kërcënimet e marra nga administratori i klubit të Korabit.
Në prononcimin e tij, mbrojtësi i Vllaznisë B dhe njëkohësisht kapiten i kësaj skuadre, Enes Isufi, thotë se lojtarët e ekipit të Vllaznisë janë kërcënuar, madje edhe goditur dy prej tyre.
“Ishin minutat e fundit të lojës dhe vazhdoi një konflikt mes lojtarëve. Gjyqtari kryesor ndëshkoi dy lojtarë me kartonë të kuq. Njëri nga ekipi jonë dhe një nga lojtarët e Korabit. Aty më pas hyri në fushë administratori i Korabit, Mëziu. Nga ky person, unë jam kërcënuar dhe ofenduar. Por, si një lojtar profesionist nuk rashë pre e provokimeve të tij. ‘Do ju vras dhe do ju fus plumb’ na tha. Fatmirësisht, unë nuk jam goditur, por dy lojtarët e tjerë të ekipit tonë po. Janë goditur Tula dhe Hajdari pikërisht nga Mëziu. Në këto moment, gjyqtari i takimit është tërhequr dhe erdhën policët në fushë.
Gjithsesi nuk jemi ndjerë të sigurt në ato momente. Madje, edhe lojtarët e Korabit u bënë pjesë e sherrit, por nga ato kuptohet pasi fundja ishte mes lojtarësh, ngaqë ishte një lojë e luftuar që nga fillimi nga të dyja skuadrat, pasi secilës i duhej fitorja. Gjithsesi, unë nuk e mbaj mendjen aty sepse jam i ri dhe për momenti dua të luaj vetëm futboll. Më vjen keq që ndodhin këto gjëra, por të jeni të bindur se nuk ndikojnë aspak tek unë.” – shprehet Isufi.
“