Që Kategoria e Parë është një kampionat i dobët dhe me probleme pa fund, kjo dihet tashmë. Që skema e shpikur nga FSHF, me 20 ekipe në garë, me playoff e play-out, është një dështim, edhe kjo është konfirmuar.
Sot luhen 8 ndeshje në Të Parën dhe praktikisht janë si stërvitore shumica, me skuadrat pritëse që do të bëjnë ligjin, me të mirë apo me të keq. Për qejf luhet në Rrogozhinë, por edhe Dinamo, Pogradeci e Tomori kanë nisur pushimet tashmë.
Në play-out luhet 4 beteja mbijetese, por vështirë se ndokush do ketë fatin të marrë pikë në transfertë, duke ditur si funksionon në Shqipëri, sidomos në nivele të tilla ku arbitrat as e vrasin mendjen fare se mos i sheh e i dënon kush.
JAVA 20
14:00 Egnatia – Besëlidhja 1-0 (Ezike 23′)
14:00 Kastrioti – Dinamo 2-1 (Kabiru Dumoje 16′, Marku 22′ / F. Hasa 10′)
14:00 Bylis – Pogradeci 1-1 (Semiao Granado 59′ / M. Kame 33′)
14:00 KF Tirana – Tomori 2-1 (Sentamu 44′, Ngo 49′ pen. / Hyseni 86′)
14:00 Korabi – Vllaznia B 1-0 (D. Taku 20′)
14:00 Besa – Burreli 2-2 (Oshafi 25′, Bakalli 86′ / Levendi 13′, Ibrahimllari 45′)
14:00 Iliria – Naftëtari 0-0
14:00 Shënkolli – Shkumbini 1-0 (Gega 7′)